Portugalia humbi mundësinë për t'u kualifikuar direkt në Kupën e Botës, pasi u mundën nga Serbia në shtëpi. Kjo humbje i dërgoi luzitanët në play-offet e këtij kompeticioni.
Kamerat filmuan Cristiano Ronaldon gati duke qarë, i cili nuk e pranoi humbjen dhe pas një nate pa gjumë, sulmuesi portugez postoi një mesazh në rrjetet sociale, ku shprehej se kombëtarja portugeze e di se çfarë duhet të bëjë për të qënë në Katar.
Gjithashtu, nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro ende beson se do ta shohë djalin e saj të luajë në Kupën e pestë të Botës dhe i dërgoi atij një mesazh frymëzues në rrjetet sociale pas ndeshjes.
"Vazhdo, beso gjithmonë, bir," shkroi Doloers.
Kështu, Potugalisë do t’i duhet të kërkojë rrugën për në Botëror përmes play-off-it dhe përveç tyre, në play-off kanë fituar edhe kombëtaret e Maqedonisë së Veriut, Rusisë, Skocisë, Suedisë, Italisë dhe Polonisë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: