Calhanoglu: Dua të fitoj shumë trofe me Interin

Calhanoglu: Dua të fitoj shumë trofe me Interin

19:06, 16/11/2021

Hakan Çalhanoglu vazhdon ti hedh ‘benzinë’ zjarrit me ish-skuadrën e tij Milanin. Mesfushori ka dhënë një intervistë për eksperiencën e tij të deritanishme me Interin.

Kalimi tek Interi

“Nuk ishte e lehtë. Fola me familjen time për këtë lëvizje, por kam respekt për të gjithë ata që kam punuar tek Milani. Doja një sfidë të re dhe jam i lumtur që jam tek Interi”.

Trajneri Inzagi

“Gjatë Europianit, Inzagi më telefonoi dhe më donte tek Interi. Ai më ka suportuar shumë. Unë e njihja skemën e tj dhe dija si të përshtatesha”.

Objektivat

“Dua të fitoj shumë trofe me Interin.  Objektivi im është që të fitoj gjithçka me këtë bluzë. Këtu jemi si një familje”.

Tifozët

“E di që presin shumë nga unë. Nëse luan këtu atëherë tregon që e ke merituar.

Çalhanoglu u transferua me parametër zero nga Milani gjatë merkatros së verës. Deri më tani mesfushori ka realizuar dy gola me Interin, ku spikat ai me penallti ndaj Milanit në derbi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco