Manchester United cakton çmimin e Lingard, sheikët hidhen në sulm

Manchester United cakton çmimin e Lingard, sheikët hidhen në sulm

17:53, 16/11/2021

Jesse Lingard ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Manchester United që i skadon në qershor të vitit 2022.

Mesfushori ofanzivë nuk po ka shumë hapësira nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer dhe thuhet se mund të largohet në afatin kalimtar të dimrit.

Janë dy ekipet angleze Newcastle dhe West Ham që po monitorojnë situatën e Lingard, dhe janë të gatshme të hidhen në sulm për të siguruar shërbimet e tij.

Man United është e hapur për shitjen e 28-vjeçarit dhe i ka caktuar çmimin e shitjes prej 12 milionë euro për klubet e interesuara për të.

Lingard këtë edicion ka realizuar dy gola e një asistim në tetë ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco