De Biazi nuk është më trajner i Azerbajxhani

De Biazi nuk është më trajner i Azerbajxhani

15:28, 16/11/2021

Federata e Futbollit e Azerbajxhanit nuk do ta rinovojë kontratën me trajnerin Gianni de Biasi dhe kështu trajneri italian do të jetë i lirë.

Barazimi 2-2 ndaj Katarit dy ditë më parë mund të ketë qenë ndeshja e fundit e Gianni De Biasit si trajner i Azerbajxhanit, transmeton Gazeta Express.

Në fakt, kontrata e ish-përzgjedhësit të Shqipërisë s skadon më 30 nëntor dhe siç mësohet nga Tutomercatoëeb, Federata e Futbollit e Azerbajxhanit nuk duket se ka ndërmend ta rinovojë atë.

Bilanci shumë negativ për De Biasin: 2 fitore (kundër Qipros dhe Bjellorusisë), 6 barazime dhe 12 humbje.

Kujtojmë se De Biasi e udhëhoqi Shqipërinë drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian për herë të parë në vitin 2016.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco