Futbollisti i Mançester Sitit, Benjamin Mendi është akuzuar sot për dy përdhunime të tjera, pasi një femër tjetër doli dhe e akuzoi atë se e kishte sulmuar seksualisht.
Francezi 27 vjeç, tani akuzohet me gjashtë të tilla për përdhunim dhe një akuzë për sulme seksuale në total me viktimat e supozuara që pretendojnë se janë abuzuar në rezidencën e tij.
Shërbimi i Prokurorisë thotë se akuzat kanë të bëjnë me katër gra mbi moshën 16 vjeç, të cilat pretendojnë se janë sulmuar midis tetorit 2020 dhe gushtit 2021.
I bashkëakuzuari i Mendi, Luis Saha Maturie, 40 vjeç është akuzuar sot për dy akuza shtesë për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual. Kjo do të thotë se ai është gjithashtu i akuzuar për gjashtë akuza për përdhunim dhe një sulm seksual.
Të dy janë thirrur për t’u paraqitur nesër në Gjykatën e Stokportit. Një gjyq është caktuar për në janar të vitit të ardhshëm, por tani mund të shtyhet nga akuzat e reja.
Mendi, i cili u transferua te kampionët në fuqi në 2017, ka qenë në paraburgim në në Liverpul pasi u akuzua fillimisht për sulme seksuale në gusht.
Mendi u pezullua nga Mançester Siti pasi u akuzua nga policia, në pritje të një hetimi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: