Barcelona e do yllin e Salzburgut, ofron 40 milionë euro

Barcelona e do yllin e Salzburgut, ofron 40 milionë euro

11:52, 16/11/2021

Me ardhjen e Xavit në skuadër, pritet të bëhen disa ndryshime, ku do largohen disa lojtarë dhe do vijnë përforcimet e radhës.

Sport1 raporton se Xavi e do me çdo kusht yllin e RB Salzburgut, Karim Adeyemi, ngase është admirues i madh i futbollistit.

Barcelona do bëjë një ofertë gjatë javës në vlerë 40 milionë euro, ndërsa gjermanit do t’i ofrohet kontratë pesëvjeçare.

Raporti shton se edhe Adeyemi është i interesuar për Barcelonën, derisa kërkohet edhe nga klubet e tjera të mëdha, si PSG, Real Madrid dhe Borussia Dortmund.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco