Tite thumbon Argjentinën: Brazili im luan në çdo stadium, mjafton që tapeti i fushës të jetë i mirë

Tite thumbon Argjentinën: Brazili im luan në çdo stadium, mjafton që tapeti i fushës të jetë i mirë

11:04, 16/11/2021

Brazili është një nga nëntë kombëtaret që kanë siguruar një biletë në Botërorin “Katar 2022” deri tani.

Në orët e para të ditës së mërkurë (00:30), pesë herë kampionët e botës luajnë në San Juan kundër Argjentinës, e vlefshme për eliminatoret e “Katar 2022”.

Pavarësisht se objektivi i kualifikimit është siguruar, trajneri Tite pret që djemtë e tij të sigurojnë rezultat pozitiv në klasiken e futbollit amerikano-latin.

“Argjentinë-Brazil është gjithmonë një ndeshje fantastike, kjo falë kualitetit teknik individual të të dyja skuadrave.

Është një sfidë Botërori, me një histori të madhe. Brazili im është gati të luajë në çdo stadium, mjafton që tapeti i fushës të jetë i mirë”, theksoi trajneri i Brazilit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco