Reja: Arritëm objektivin, na vjen keq për ndeshjet me Poloninë

Reja: Arritëm objektivin, na vjen keq për ndeshjet me Poloninë

08:48, 16/11/2021

Edi Reja u ndal te fitoja 1-0 ndaj Andorrës, që solli mbylljen e eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” me 18 pikë, një rekord në historinë e kuqezinjve.

Trajneri italian foli për Supersport, aty ku preku disa tema gjatë fjalës së tij.

“Përgjigjet ishin pozitive sa i përket pjesës së parë. Krijuam shumë raste, por dukej sikur porta ishte e magjepsur, komplimente djemve, arritëm objektivin me 18 pikë si vend i tretë.

Na vjen keq për ndeshjet me Poloninë, mund të shkonim në ‘play-off’. E kisha shumë frikë këtë ndeshje, pasi mbërritëm në fund të eliminatoreve me shumë probleme, dukej sikur na kishin mallkuar, por urime të gjithë djemve”.

Më pas një koment rreth së ardhmes. “Kam edhe një vit kontratë, jam i impenjuar dhe në dispozicion, por të shohim përpara, pasi e ardhmja ime varet edhe nga Federata.

Kemi bërë gjëra të shkëlqyera, kemi aktivizuar 45-46 lojtarë, jemi gjithmonë në kërkim të lojtarëve të rinj, Federata më ka kërkuar rinovimin e grupit të lojtarëve.

Kemi bërë një punë shumë të mirë edhe për të ardhmen, pasi detyra ime ka qenë të përgatitemi për Euro 2024. Kemi bërë gjëra të mëdha në kuadrin e dy viteve, kemi aktivizuar shumë lojtarë të rinj.

Nëse do të jem do të vazhdojmë përpara, nëse nuk do të jem mund të them se tavolinën e kemi plot. Kemi marrë kritika pas humbjes në Angli, ndërsa sot ishte e vështirë.

Fituam, tani kemi 18 pikë. Më vjen mirë që dikush kujtohet për rekordin e pikëve. Hungaria fitoi sot në Poloni, pra tregoi se nuk është ekip aq i lodhur.

Luajtëm mirë me Andorrën patëm shumë mundësi, por për fat të keq nuk tundëm rrjetën më shumë se njëherë. Nuk duhet të kemi pengje, e bëmë rrugëtimin tonë, komplimente djemve, pasi luajtëm edhe pa tifozë.

Kemi qenë pa fat në periudhën e fundit, dikush aty lart nuk na ndihmoi, kështu që duhet të kënaqemi me kaq”, përfundoi trajneri italian i kombëtares shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Zhduku Parazite i korruptuar 16/11/2021 10:19

Me Angline e degjenerove kombetaren dhe tifozet be mbare globin por sidomos ata qe ishin me stadjum 1 Florian Kambrajn nuk e more 2 Armando Brojen doje te digjeje 3 Taulant Xhajen nuk e begenise madje mashtove si Ducja 4 ke deklaruar 12500 lojtare luajn be Itali, se syzet dhe xhepat tuaja deri be Itali dhe Lindje vene se aty eshte korrupsioni 5 Flet sikur te ta kete bere jot ame kombetaren qe flet kush te doje te Luaj “ opure” rri be shtepi , me te njejten gjuhe flet dhe Bushi kur thote qe kombetarja nuk ka nevoje per ju, por e kunderta. Cfare nevoje ka Broja per kombetaren o idiot, lojtaret me Angli kur nuk kane madje edhe kur kane patur kontate dhe minuta me klubet nuk i keni thirrur. Se nuk beni dot korrupsion me ata te Anglise. E pate Baren beri sikur u vra por mbushi breket dhe u hoq si i vrare. Ketu u pa loja dhe lojtaret qe keni zgjedhur juve. Ti duhet te zhdukesh nga aty dhe ansje trainer i huaj te mos jete me be krye te kombetares

Zhduku Parazite i korruptuar 16/11/2021 10:18

Shto koment

Denonco