Fitore me vuajtje me Andorrën, Shqipëria mban vendin e tretë në grup

Fitore me vuajtje me Andorrën, Shqipëria mban vendin e tretë në grup

22:38, 15/11/2021

Në “Air Albania” u luajt ndeshja e fundit e Grupit I eliminator të Botërorit “Katar 2022” mes Shqipërisë dhe Andorrës, shkruan Syri.net.

Ky takim u luajt pa praninë e tifozëve, pasi Shqipëria ishte e dënuar nga UEFA për shkak të incidenteve në humbjen me Poloninë.

Me mjaft ndryshime në formacion, të besuarit e Edi Rejës fituan me vështirësi 1-0.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, ndërsa në të dytën kuqezinjtë fitojnë një penallti, pas një pengimi brenda zone të Myrto Uzunit.

Në minutën e 73-të nga pika e bardhë Çekiçi gjuan saktë, duke kaluar Shqipërinë në avantazh.

Ky ishte goli që vendosi takimin, me kuqezinjtë që e mbyllin fushatën eliminatore të Botërorit të Katarit në vendin e tretë në Grupin I, pas Anglisë dhe Polonisë, duke lënë pas Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco