El Nacional: Xavi e dëshiron me çdo kusht Salah në verë

El Nacional: Xavi e dëshiron me çdo kusht Salah në verë

20:50, 15/11/2021

Egjiptiani ka qenë i shkëlqyer për “Reds” në sezonin 2021/22 duke shënuar 15 herë dhe regjistruar gjashtë asistime në 15 paraqitje në të gjitha garat.

Salah ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratë, derisa Liverpool është i zemëruar që ende nuk e ka bindur sulmuesin për rinovimin e kontratës.

Sipas El Nacional, Xavi është i dëshpëruar që Barcelona ta transferojë në verë dhe tekniku spanjoll beson që Salah do ishte zgjedhja perfektë për klubin.

Raporti shton se Xavi e do Salah me çdo kusht, ngase Real Madrid do përforcohet dukshëm me Kylian Mbappe, që pritet ta transferojnë falas.

Problemet financiare te Barcelonës ndikuan që ta humbasin Lionel Messin gjatë verës së kaluar, por në verën e vitit të ardhshëm pritet të jenë në pozitë më stabile.

Salah ka shënuar 150 gola dhe regjistruar 53 asistime në 218 paraqitje për Liverpool që prej transferimit nga Roma në korrikun e vitit 2017

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco