Tani është gjithçka zyrtare: Genoa është klubi i radhës italian që kalon në pronësi të huaj.
Akordi ishte arritur prej ditësh, teksa sot vjen zyrtarizimi.
Enrico Preziosi, i cili qëndronte në krye të klubit më të vjetër italian prej janarit të vitit 2003, ka shitur aksionet për shumën e 150 milion eurove.
Genoa ka kaluar në pronësi të fondit të kapitalit privat amerikan “Holding 777 Partners”.
Alberto Zangrillo është përzgjedhur presidenti i ri i klubit ligur.
Në stol është ulur Andriy Shevchenko, i cili do të shijojë aventurën e parë si trajner në Serie A.
Genoa renditet në vend të 17-të dhe po lufton për mbijetesë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: