Thiago nën lupën e Barcelonës, Xavi e kërkon në ekip

Thiago nën lupën e Barcelonës, Xavi e kërkon në ekip

16:14, 15/11/2021

Gjiganti katalunas po planifikon ta huazojë mesfushorin spanjoll nga Liverpooli gjatë janarit

Barcelona është mjaft e interesuar për ta rikthyer Thiago Alcantaran.

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” raporton se gjiganti katalunas e do mesfushorin spanjoll qysh në janar.

Barça do t’ia kërkojë lojtarin Liverpoolit në formë huazimi në dimër dhe ta blejë më pas përfundimisht në fund të sezonit, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi spanjoll shihet më afër rikthimit në “Camp Nou” mbi të gjitha pas emërimit të trajnerit Xavi Hernandez.

Thiago e pati një eksperiencë pozitive në Bayern Munich, ndërsa në Angli ka formë të luhatshme.

Ai mund ta rikthejë formën e dikurshme duke luajtur në ekipin e fëmijërisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco