VIDEO/ ‘Goli i jetës’, futbollisti shënon dhe i propozon për martesë të dashurës

VIDEO/ ‘Goli i jetës’, futbollisti shënon dhe i propozon për martesë të dashurës

12:59, 15/11/2021

Futbollisti italian, Giuseppe Fella, ka bërë një prej festimeve më të paharruara të një goli, pasi shënoi dhe pastaj mbajti një fanellë në dorë, duke i kërkuar të dashurës së tij që të martohej me të.

28-vjeçari e shënoi golin e tretë sezonal me Palermon, duke realizuar në ndeshjen e Serie C kundër Potenzas.

Ai shkoi jashtë vijave për të marrë një bluzë të bardhë, të cilën e mbajti para kamerave dhe tifozëve, ashtu siç bëjnë futbollistët.

Mirëpo, dallimi ishte mesazhi që i dedikohej partneres së tij, ndërsa shkruante: “A do të martohesh me mua?”.

Po ashtu, ishte një vizatim që e shfaqte atë të ulur në gjunjë duke e mbajtur një unazë.

Më vonë, faqja zyrtare e Palermos në “Instagram” e publikoi këtë ngjarje duke treguar se Marisa e pranoi propozimin për martesë.

 Çifti është bashkë prej disa vitesh dhe kanë një fëmijë nga lidhja e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco