FOTO/ Fanella me mbishkrime nacionaliste, Serbia feston fitoren duke paraqitur Kosovën si...

FOTO/ Fanella me mbishkrime nacionaliste, Serbia feston fitoren duke paraqitur Kosovën si...

11:44, 15/11/2021

Futbollistët e Serbisë e festuan sigurimin e pjesëmarrjes në Kupën e Botës 2022, pas fitores kundër Portugalisë të dielën, të veshur në fanella që mbanin mbishkrime nacionaliste.

Për më tepër, në një hartë serbe në fanellat e tyre, ata e paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Le të valëvitë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumije ”, ishte mbishkrimi në fanellat e tre futbollistëve serbë që pozuan duke i ngritur lart tre gishta pas fitores 2:1 kundër Portugalisë në Lisbonë.

Ky mbishkrim në fanellate tyre është nga një këngë nacionaliste, e cila ishte himni i protestave të kishës në Malin e Zi në shtator. 

Serbia e mposhti 2:1 Portugalinë midis Lisbonës të dielën, duke e siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022.

Serbia udhëtoi drejt Lisbonës e vetëdijshme se një fitore do t’ia fitonte Grupin A dhe rrjedhimisht do t’ia siguronte një vend në Katar 2022.

Kombëtarja serbe e fitoi Grupin duke i mbledhur 20 pikë nga tetë ndeshje, ndërsa Portugalia ngeli e dyta me 17 pikë.Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco