Spektakël golash, Mbappe thyen rekordin 35-vjeçar

Spektakël golash, Mbappe thyen rekordin 35-vjeçar

09:14, 15/11/2021

Të shtunën, Franca u përball me Kazakistanin në shtëpi, duke fituar me rezultatin e thellë 8-0.

Pa dyshim që modestia e rivalit ua bëri shumë herë më të lehtë “Gjelave” takimin, të cilët pasi shënuan tri herë në pjesën e parë me Kylian Mbappenë (minutat 6, 12 dhe 32), në pjesën e dytë u ngjit në katedër Benzema me dy gola të shpejtë (minutat 55 dhe 59), përpara se Rabio të dërgonte shifrat në 6-0, ndërsa më pas Grizman dhe sërish Mbappe (poker për yllin e PSGsë) blinduan shifrat finale ne 8- 0.

Ky sukses qetësoi të gjithë në Paris dhe pa dyshim që kampionët e botës në fuqi dhanë një mesazh të fortë se do të kërkojnë të ruajnë fronin edhe në Katar, pasi me një dyshe si Mbappe-Benzema, që ndaj Kazakistanit vendosën rekorde personale, asgjë nuk është e pamundur.

MBAPE

MBAPPE – Duke lënë mënjanë “pokerin” e golave, për sulmuesin tripleta e pjesës së parë ishte diçka që në kombëtaren franceze nuk ndodhte prej 35 vitesh. Nëse 23-vjeçari u ngjit në kuotën e 22 golave në përfaqësuese, një tripletë për “Gjelat” mungonte që nga viti i largët 1985 me autor Dominik Roshet.

“Për mua ka qenë një vit i vështirë, duke parë penalltinë e humbur në Europian, e cila na eliminoi nga kompeticioni, por në të njëjtën kohë edhe të gjitha gjërat e ndodhura në merkaton e verës.

Gjithsesi, ai moment tashmë është lënë mënjanë dhe nuk dua të mendoj më për asgjë tjetër, përveçse të bëj sa më mirë në fushë, për Parisin dhe Francën”, deklaroi Mbappe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco