Maqedonia e Veriut siguron për herë të parë “Play-Off”-in e Botërorit.
Një arritje historike për maqedonasit pas fitores së merituar ndaj Islandës me rezultatin 3-1.
Elmas ishte heroi i sfidës me 2 gola të realizuar. Për maqedonasit shënoi dhe futbollisti me origjinë shqiptarë Alioski që në minutën e 7-të.
Rumania bëri detyrën ndaj Lihtenshtejnit dhe fitoi në transfertë me rezultatin 0-2, por kjo fitore nuk i mjaftoi.
Gjermania e kualifikuar tashmë e kishte shëtitje ndeshjen ndaj Armenisë.
“Pancerat” fituan 1-4, me Gyndogan protagonist me dy gola.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: