FOTO/ Kualifikoi Kroacinë në Botëror, Dalic qan me dënesë dhe përkulet para tifozëve

FOTO/ Kualifikoi Kroacinë në Botëror, Dalic qan me dënesë dhe përkulet para tifozëve

18:45, 14/11/2021

Kroacisë i mjaftoi sot një autogol për të mundur Rusinë e për të siguruar një vend në Botërorin 2022 në Katar dhe për këtë ka meritë padyshim edhe trajneri Zlatko Daliç.

Pasi përjetoi një eksod të mirëfilltë nga përfaqësuesja pas Botërorit e sidomos Europianit të fundit, Daliç u desh të rindërtonte skuadrën me emra të rinj dhe pavarësisht një starti të dobët të kualifikueseve, ia doli të nxirrte ekipin në pah në momentin e duhur.

Ndaj në momentin e vërshëllimës përfundimtare të ndeshjes, kur në fushë dhe në tribuna po fillonte festa për kualifikimin e kroatëve, Daliç nuk i mbajti dot lotët në pankinë.

Ai u filmua nga kamerat teksa qante me dënesë e më pas përqafohej me pjesëtarët e stafit të tij teknik.

“Kam qarë për të gjithë këto njerëz, për njerëzit tanë. Unë zakonisht nuk qaj shumë, por ky ishte një nga momentet më të lumtura të karrierës time”, tha Daliç pas ndeshjes, pasi mori edhe duartrokitjet mëse të merituara të tifozëve të pranishëm në stadiumin e Splitit ku u luajt sfida.

Me kualifikimin e sotëm, ai bëhet trajneri rekordmen i historisë së futbollit kroat, pasi do të drejtojë në turneun e tretë madhor, duke parakaluar Çiro Blazheviç dhe Slaven Biliç të cilët janë ndalur në 2 aktivitete të tilla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco