Rummenigge zbulon prapaskenën: Mourinho donte të vinte te Bayerni

Rummenigge zbulon prapaskenën: Mourinho donte të vinte te Bayerni

17:23, 14/11/2021

Karl-Heinz Rummenigge ka zbuluar një prapaskenë interesante në lidhje me Jose Mourinhon.

Ish-administratori i deleguar i Bayern Munchen, në deklaratën e dhënë për Rai Sport, tregon se “Special One” donte të merrte drejtimin e ekipit bavarez kohë më parë.

“Filozofia e Bayernit ka qenë gjithmonë e njëjta: të jetë i suksesshëm, por në të njëjtën kohë me llogari financiare në rregull. Një gjë e tillë është pjesë e kulturës së futbollit gjerman.

Ndoshta ne bëjmë pak goditje të mëdha në merkato, por Champions League mund të fitohet edhe pa shpenzuar miliona, dhe ne e kemi treguar këtë gjë.

Mourinho kishte dëshirë të vinte në Gjermani për të drejtuar Bayernin disa vite më parë, por në asnjë moment nuk e kishim ndjesinë që ai ishte trajneri i duhur për ekipin tonë.

Ai më ka lënë gjithmonë një përshtypje të mirë mua personalisht. Uroj të ketë sukses te Roma, pasi ai ka nevojë të fitojë çdo ditë”.

Në fund edhe goditja më e bukur në merkato gjatë periudhës që punonte si drejtues i rekordmenëve të futbollit gjerman.

“Neuer në portë dhe Lewandowski në sulm. Kjo formulë solli Bayernin në krye të Europës”, theksoi Karl-Heinz Rummenigge.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco