VIDEO-FOTO/ Fundi i një epoke: Në Valencia fiton Bagnaia, por festa është për Rossin

VIDEO-FOTO/ Fundi i një epoke: Në Valencia fiton Bagnaia, por festa është për Rossin

15:20, 14/11/2021

Në Valencia erdhi fundi i një epoke.

Bagnaia fiton garën e fundit të sezonit, duke lënë pas Martin dhe Miller.

Megjithatë, sytë e të gjithë tifozëve të këtij sporti ishin te Valentino Rossi, i cili e mbyll garën e tij të fundit në Moto GP, në vendin e 10-të, duke i dhënë kështu lamtumirë motoçiklizmit.

Pas garës, nisi dhe festa e Valentinos, i cili i jep fund karrierës 26 vjeçare, me 9 tituj të fituar.

'Doktori' la motorin dhe përshëndeti të gjithë të pranishmit, pilotët dhe miq që kishin ardhur në pistë për të.

Kampioni i Botës, Fabio Quartararo i emocioni të gjithë, pasi bëri një xhiro rreth pistës me flamurin e verdhë të Valentino Rossi.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco