Totti: Nuk është Mourinho problemi i Romës, ka fituar më shumë se të...

Totti: Nuk është Mourinho problemi i Romës, ka fituar më shumë se të...

14:59, 14/11/2021

Legjenda e Romës, Francesco Totti i ka dalë në mbrojtje trajneri, Josée Mourinhon. Ish-kapiteni i verdhekuqëve foli për “Sky” rreth “Special One”, ndaj të cilit kanë nisur të flasim me dyshime, duke iu referuar rezultateve të fundit të kryeqytetasve:

“Nëse mendojmë se problemi i Romës është Mourinho, kjo do të thotë se po bëjmë një gabim të madh. Mourinho ka fituar më shumë se të gjithë trajnerët e Serisë A së bashku. T’i heqim kapelën, është një trajner dhe një motivues i madh: di të menaxhojë grupin, di çfarë të thotë dhe çfarë të bëjë, gjithmonë fokusohem tek ai. Klubi dhe tifozët duhet të jenë pranë tij.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco