Barazoi rekordin legjendar, Mbappe i drejtpërdrejtë: Duam të mbrojmë...

Barazoi rekordin legjendar, Mbappe i drejtpërdrejtë: Duam të mbrojmë...

14:25, 14/11/2021

Franca triumfoi me rezultatin e thellë 8-0 ndaj Kazakistanit, duke siguruar vendin e parë në grupin D si dhe duke arritur kualifikimin në Botërorin e ardhshëm që do të zhvillohet në Katar.

Image

Padyshim, njeriu i ndeshjes ishte Kylian Mbappe me katër golat e realizuar. 22-vjeçari bëhet i pari lojtar që shënon katër gola me kombëtaren që nga viti i largët 1958, kur Just Fontaine ndëshkonte me “poker” Gjermaninë e Perëndimit.

Mbappe foli për French TV në lidhje me suksesin e thellë dhe objektivin e madh, që është mbrojtja e titullit botëror në Katar 2022.

Image

“Gjëja më e rëndësishme ishte kualifikimi. Ne donim t’i jepnim mundësinë vetes për të mbrojtur titullin botëror.

Edhe për ata që kanë luajtur dhe fituar një Botëror, është një ëndërr e paimagjinueshme të luajnë në këtë kompeticion.

Unë mendoj se fitorja 8-0 i argëtoi tifozët tanë, e respektuam ndeshjen dhe kundërshtarin tonë”, theksoi sulmuesi i PSG-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco