Virgil Van Dijk kritikon shokët e Kombëtares pas barazimit me Malin e Zi

Virgil Van Dijk kritikon shokët e Kombëtares pas barazimit me Malin e Zi

11:13, 14/11/2021

Mali i Zi arriti t’i merrte një pikë Hollandës, në ndeshjen e parafundit të kualifikuesve të Botërorit.

Tulipanët po fiton me rezultatin 2-0 deri në minutën e 82-të, kur malazezët u zgjuan dhe arritën të barazonin shifrat me dy gola të shënuar në harkun e katër minutave lojë.

Një rezultat që nuk u shkon për shtat djemve të Louis van Gaal-it, pasi lejon Turqinë dhe Norvegjinë të qëndrojnë dy pikë pas liderit të Grupit G, një javë para përfundimit të kualifikuesve, gjatë të cilës u duhet  të përballen me bashkatdhetarët e Erling Haaland-it në mungesë.

Pas takimit, kapiteni i Hollandës, Virgil van Dijk, kritikoi me paraqitjen e shokëve të skuadrës së tij, veçanërisht në pjesën e dytë: “Mënyra se si luajtëm në pjesën e dytë është thjesht skandaloze. Ne duam gjithmonë ta kemi topin, të gjithë duam të luajmë futboll, të sulmojmë dhe të shënojmë. Por në futboll duhet të dish dhe të mbrohesh . Çfarë nuk bëmë. Organizimi ynë nuk ishte i mirë. Ishte thjesht e tmerrshme. Duhet të ishim kualifikuar. Me gjithë respektin për Malin e Zi, si Holandë duhej të fitonim këtu. Sigurisht, pas një epërsie me dy gola.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco