Kosova përballet me Greqinë në Selanik, 'Dardanët' kërkojnë një mbyllje me nder

Kosova përballet me Greqinë në Selanik, 'Dardanët' kërkojnë një mbyllje me nder

10:15, 14/11/2021

Kosova luan ndeshjen e fundit eliminatore të Katar 2022-shit, pikërisht në Selanik përballë Greqisë vendase në një derbi ballkanik që zhvillohet për herë të katërt në harkun e dy viteve të fundit.

Nën drejtimin e trajnerit të përkohshëm Primoz Gliha, “Dardanët” do të kërkojnë një fitore morali, pasi vendi i fundit në grup është i pashmangshëm, ndërsa trajneri Gliha do të ketë në dispozicion thuajse të gjithë titullarët.

Përballja e parë me grekët përfundoi në barazim 1-1 në “Fadil Vokrri”, ndërsa mbrëmjen e sotme sfida vlen edhe si një test për sllovenin Gliha, që është në pankinën e “dardanëve” përkohësisht, por duhet të tregojë se e meriton të rrijë më gjatë aty.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco