Ilaix Moriba zgjedh Kombëtaren që do të përfaqësojë

Ilaix Moriba zgjedh Kombëtaren që do të përfaqësojë

10:00, 14/11/2021

Federata e Guinesë bëri të ditur në rrjetet e saj sociale se mesfushori i Leipzig, Ilaix Moriba do të veshë fanellën e kombëtares Syli.

Edhe pse Moriba nuk mund të luajë në takimin e fundit të skuadrës së Kaba Diawara kundër Marokut në kualifikueset e Kupës së Botës 2022 në Katar, ai do të jetë i pranishëm në Kamerun për fazën finale të Kupës së Afrikës, e planifikuar për në 9 janar deri në 6 shkurt 2022.

“Fanellat e Kombëtares Syli iu dhuruan lojtarit, Moriba Kourouma Kouruma, në hotelin e kombëtares së Guinesë. Mesfushori i Leipzig aktualisht po qëndron në Conakry me babain dhe menaxherin e tij, për të plotësuar dokumentet”, mund të lexohet në njoftimin për shtyp të FeGuiFoot në Twitter.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco