Ish-presidenti i Bayern sulmon PSG-në dhe Man City-n: Paratë e tyre të ndyra nuk mjaftojnë, jemi dyfish të lumtur kur i mundim

Ish-presidenti i Bayern sulmon PSG-në dhe Man City-n: Paratë e tyre të ndyra nuk mjaftojnë, jemi dyfish të lumtur kur i mundim

09:40, 14/11/2021

A është Nasser Al Khelaifi një Uli Hoeness i ri ? Një pyetje që i shkaktoi bezdi ish-presidentit të Bayern Munich, i cili nuk nguroi të sulmonte klubet e mëdha si PSG dhe Mancheëster City duke thënë se: “Jo, nuk mendoj që është.

Nuk e di nëse ai e do futbollin. Ndryshimi mes tij dhe meje është se unë kam punuar fort për paratë e mia, ndërsa atij i janë dhuruar. Parisi dhe City kanë shpenzuar shumë por s’kanë fituar asgjë në Europë.

Prandaj, sa herë luajmë kundër tyre dhe fitojmë, gëzimi është dyfish më i madh. Kjo tregon se ato paratë e mu***it nuk shërbejnë për asgjë nëse nuk bën atë që bën me pasion dhe sipas traditës”, tha Hoeness për mediat gjermane në lidhje me klubet milionere si Parisi dhe Manchester City.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco