'Katar 2022'/ Spanja, Portugalia dhe Kroacia një ndeshje larg kualifikimit

'Katar 2022'/ Spanja, Portugalia dhe Kroacia një ndeshje larg kualifikimit

09:15, 14/11/2021

Sot, Kroacia, Spanja dhe Portugalia luajnë ndeshjet vendimtare në kualifikueset e Botërorit, ku misioni i tyre është padyshim pjesëmarrja në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë.

Natyrisht detyra për Portugalinë dhe Spanjën është më e lehtë, (luajnë respektivisht ndaj Suedisë dhe Serbisë), duke pasur parasysh që dy përfaqësueseve iberike iu mjaftojnë dy rezultate nga tri në ndeshjet përmbyllëse të fazës së grupeve, prandaj është e qartë që misionin më të vështirë në këtë aspekt e ka ekipi i Kroacisë.

Kroacia përballet me Rusinë në orën 15:00 në Poljud dhe nënkampionët aktualë të botës do të futen në fushë vetëm për tri pikë. Kroatët kanë nevojë për të fituar në mënyrë që të kualifikohen  direkt në Botëror, në të kundërt do të përfundojë në play-off.

"Ne kemi besim, por gjithashtu tregojmë respekt për kombëtaren ruse. Ata kanë bërë një punë të shkëlqyer. Por ne besojmë tek vetja dhe jemi favoritë. Unë jam i qetë, i koncentruar dhe i sigurt. Besoj në kombëtaren dhe të gjithë ne. Nuk kemi probleme me dëmtimet, të gjithë janë mirë dhe të gatshëm. Nuk do të ndryshojmë shumë, por pavarësisht formacionit të gjithë lojtarët tanë janë në formë të mirë. Nuk kam dilema për formacioni. Kemi shumë zgjedhje, një spektër të gjerë. Kemi disa variante përpara. Por duhet të luajmë me mendje, jo me zemrën. Nuk duhet të nxitojmë dhe nuk duhet harrojmë fazën e mbrojtjes”, tha trajneri kroat Zlatko Dalic në njoftimin e ndeshjes.

Në orën 18:00 në Yerevan luhet thjesht sa për statistika takimi Armeni – Gjermani, megjithëse Hansi Flick pavarësisht mungesave të shumta do të bëj çmos që ta përmirësojë rekordin e tij të vecantë, si trajneri i parë i “Mannschaft”-it në historinë e përfaqësueses teutone që e nisi karrierën e tij me 6 fitore radhazi në ndeshjet kompetitive.

Po në Grupin J me shumë interes, në orën 18:00, pritet edhe dueli në distancë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë. Pas tre golave të shënuar në Armeni, Enis Bardhi pritet të udhëheqë “luanët” drejt fazës play off. Maqedonia e Veriut pret në Shkup Islandën dhe vendasve iu mjafton qoftë edhe një fitore minimale për të mbajtur prapa Rumaninë, që ka një ndeshje të lehtë në Vaduz përballë ekipit të Lihtenshtejnit.                                                         

Kualifikueset e Kupës së Botës:

Grupi A

 

Luksemburg - Irlandë 20:45

 

Portugali - Serbi 20:45

 

Tabela:

Image

Grupi B

 

Greqi - Kosovë 20:45

 

Spanjë – Suedi 20:45

 

Tabela:

 

Image

Grupi H.

 

Kroaci - Rusi ora 15:00

 

Maltë – Sllovaki ora 15:00

 

Slloveni – Qipro ora 15:00

 

Tabela:

 

Image

Grupi J

 

Armeni – Gjermani ora 18:00

 

Lihtenshtajn - Rumani ora 18:00

 

Maqedonia Veriore – Islandë ora 18:00

 

Tabela:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco