Spektakël golash, Turqia merr fitoren dhe parakalon Norvegjinë

Spektakël golash, Turqia merr fitoren dhe parakalon Norvegjinë

20:08, 13/11/2021

Kanë përfunduar ndeshjet kryesore të Grupit C, me Turqinë që ka parakaluar në renditje Norvegjinë, pasi këta të fundit nuk fituan ndeshjen e tyre.

Norvegjia nuk shkoi më shumë se barazimi  ndaj Letonisë, edhe pse dominuan me raste. Vendasit u përpoqën të shënonin, madje iu anulua një gol në minutën e 80.

Në ndeshjen tjetër Turqia ‘shpartalloi’ Gjibraltarit me rezultatin 6-0.  Ndeshja u zgjidh që në pjesën e parë ku turqit realizuan tre herë. Gjibraltari mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq, të Oliveros në minutën e 22. Turqia nuk u kënaq me kaq, por shënoi dhe 3 herë të tjera.

Me këtë fitore Turqia ngjitet në vendin e dytë me 18 pikë, po aq sa Norvegjia por me golavarazh më të mirë.

TURQI-GJIBRALTAR 6-0

NORVEGJI-LETONI 0-0

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco