Dominojnë kuqezinjtë, Kombëtarja U-19 merr barazimin përballë Serbisë

Dominojnë kuqezinjtë, Kombëtarja U-19 merr barazimin përballë Serbisë

16:14, 13/11/2021

Kombëtarja U-19ka marrë një barazim heroik 2-2 përballë Serbisë duke marrë pikën e parë në Grupin 7 ku bëjnë pjesë dhe Franca me Maqedoninë e Veriut.

Ishte një ndeshje e dominuar nga kuqezinjtë si në raste dhe në lojë, por ajo që i mungoi skuadrës së Cungut ishte saktësia. Serbët kaluan dy herë në avantazh me Mitjulikiç dhe Lazetiç, por përmbysja e madhe erdhi në minutat e fundit të ndeshjes.

Fillimisht ishte kapiteni Toçi që humbi një 11-metërsh në minutën e 84-ët, por Nerguti ngushtoi diferencën me një goditje me kokë vetëm 3 minuta më vonë. Në minutën e 87-të, Kristian Shpendi i ardhur nga stoli vendos baraspeshën duke çuar në delir kuqezinjtë.

Por vetëm kaq, pasi pjesa e mbetur e lojës ishte pa shumë histori. Kuqezinjtë marrin pikën e parë në grup përballë një kundërshtari të vështirë, ndërsa 3 ditë më vonë, do të ndeshen me Maqedoninë  e Veriut po në “Elbasan Arena” duke tentuar të marrin fitoren e parë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco