VIDEO/ Anglia poshtëron të besuarit e Rejës, merr fund ëndrra e Botërorit

VIDEO/ Anglia poshtëron të besuarit e Rejës, merr fund ëndrra e Botërorit

22:42, 12/11/2021

Në “Wembley” të Londrës u luajt ndeshja e vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Katar 2022” mes Anglisë dhe Shqipërisë, shkruan Syri.net.

Anglezët janë treguar të pamëshirshëm, duke poshtëruar  kuqezinjtë me rezultatin e thellë 5-0.

Përsa i përket takimit, në minutën e 10-të pas një krosimi në zonë nga një goditje dënimi, Maguire shënon me kokë golin e avantazhit për Anglinë.

Nuk vonon shumë dhe anglezët realizojnë edhe golin e dytë. Në minutën e 18-të Harry Kane ndëshkon për të dytën herë kuqezinjtë.

Më pas, Henderson (28’) dhe sërish Kane (33’ dhe 45+2’) e dërgojnë edhe tri herë të tjera topin në portën e Strakoshës.

Me shifrat 5-0 mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën nuk pati gol.

Anglia feston kualifikimin me tri pikët e marra, ndërsa kuqezinjtë shuajnë shpresat për vendin e dytë, që e siguron Polonia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Ncnc12/11/2021 22:55

Reja te iki dhe mos na sjellin me trajner te huaj me mik. Turp per keta futbolliste dhe nga sot nuk e meritojne me te mbajne feshur ate fanelle.

Shto koment

Denonco