Reja na kthen 40 vjet mbrapa, ja kur Kombëtarja pësonte 5 gola në pjesën e parë

Reja na kthen 40 vjet mbrapa, ja kur Kombëtarja pësonte 5 gola në pjesën e parë

22:06, 12/11/2021

Pjesa e parë ndaj Anglisë ishte një katastrofë për Kombëtaren tonë, ku “Tre Luanët” nuk dinin të ndaleshin duke shënuar plot 5 herë në portën e mbrojtur nga Tomas Strakosha.

Lojtari më i mirë për anglezët në pjesën e parë ishte ylli i Totenhemit, Harry Kane, që shënoi plot 3 herë në harkun kohor të 27 minutave.

Për një disfatë të tillë duhet të kthehemi pas 40 vite, kur Gjermania na poshtëronte më rezultatin 8-0.

Pjesa e parë në atë sfidë ishte identike me gjermanët që na shënonin 5 herë, ku legjenda Rumenige shënonte 3 herë në portën e mbrojtur nga Perlat Musta.

Rumeninge hapte siparin e golave duke shënuar pas 5 minutash lojë, për të dyfishuar në të 19-të dhe plotësonte tripletën në minutën e 43-të.

Një fotokopje sfida e sotme krahasuar me atë të 40 viteve më parë duke sjellë një situatë aspak të këndshme për tifozët tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Trx12/11/2021 22:30

Plaku Reja te jap doreheqjen. Turp per ata futbolliste medioker qe nuk ndjene peshen e fanelles perfaqesuese te kombit. Lojtaret e kampionatit shqipetar jane njemijhere me te mire dhe kane me shume grinde, talent dhe shpirt gare se sa keta qe luajne jashte. Na flliqen fare sot dhe gjynah per ata 5000 tifozave qe jane ne stadium. Nuk e meritonin si shperblim per mbeshterjen nje turp si ky.

Shto koment

Denonco