VIDEO+FOTO/ Anglia e pamëshirshme ndaj Shqipërisë, rezultati i thellë dhe statistikat e pjesës së parë

VIDEO+FOTO/ Anglia e pamëshirshme ndaj Shqipërisë, rezultati i thellë dhe statistikat e pjesës së parë

21:37, 12/11/2021

Në “Wembley” të Londrës po luhet ndeshja e vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Katar 2022” mes Anglisë dhe Shqipërisë, shkruan Syri.net.

Anglezët janë treguar të pamëshirshëm ndaj kuqezinjve, duke realizuar 5 herë në pjesën e parë.

Në minutën e 10-të pas një krosimi në zonë nga një goditje dënimi, Maguire shënon me kokë golin e avantazhit për Anglinë.

Nuk vonon shumë dhe anglezët realizojnë edhe golin e dytë. Në minutën e 18-të Harry Kane ndëshkon për të dytën herë kuqezinjtë.

Më pas, Henderson (28’) dhe sërish Kane (33’ dhe 45+2’) e dërgojnë edhe tri herë të tjera topin në portën e Strakoshës.

Me shifrat 5-0 mbyllet pjesa e parë, ndërsa më poshtë mund të shihni statistikat.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Postojeni komentet 12/11/2021 21:55

Jane te korruptuar te gjithe me be krye: Duken, Rejen dhe ALBAN BUSHI. Kjo eshte prova qe tregon shperfytyrimin tuaj: testi me Angline ju nxori trushkull. Asnje lojtar nga Anglia nuk keni qofte ne skuadren e pare qofte ne U21. Ne Angli niveli I futbollit eshte absolutisht me I larti ne bote. Ky Reja qe komenton si Ducja me syzet e Antonio Gramshit Plehra dhe te korruptuar ne palce. Shikoje Alban Bushin si shperfytyrohet se luan lojtare nga akedemia e tij dhe te tjere pas asnje minute me skuadrat e para. Plehra

Shto koment

Denonco