Ndeshja Angli-Shqipëri në “Wembley” do të jetë sfida e cila do të përcaktojë përfundimisht nëse kuqezinjtë do të ruajnë deri në sfidën e fundit ëndrrën për një vend në play-off, apo nëse që nga sfida me Andorrën duhet të nisin përgatitjet për kualifikimin në Europian.
Dueli është i një rëndësie të veçantë, por trajneri Reja nuk ka ngurruar që të bëjë lëvizje të rëndësishme në grupin e kuqezinjve.
Kështu, nga minuta e parë shfaqet në fushën e lojës Thomas Strakosha e jo Etrit Berisha në portë.
Një lëvizje e papritur, pasi mendohej se kapiteni Berisha do të ishte përsëri titullar të paktën deri në fund të eliminatoreve.
Veseli është ai që zëvendëson Gjimshitin e dëmtuar në prapavijë, ndërsa Bajrami kthehet përsëri mes titullarëve, për të luajtur pas krahëve të dyshes Uzuni-Cikalleshi.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:
Ju jeni per tu derguar punetore silazhi. Brojen jashte, kamberajn jashte te tjeret qe luajne me Angli edhe per U21 i keni lene jashte. Plehra te ndyre, te korruptuar