Shqipëria U-21 do të ndeshet pasditen e sotme në orën 18:00 kundër Sllovenisë për kualifikueset e Europianit.
Kuqezinjtë e vegjël po zhvillojnë një fazë shumë të mirë dhe ka premisa për të kaluar më tej.
Kombëtarja e drejtuar nga Alban Bushi do të ndeshet në transfertën e vështirë të Sllovenisë, ku objektiv kryesor është fitorja.
Kuqezinjtë vijnë pas dy fitoreve rresht ndaj Andorrës dhe Sllovenisë.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Bonifika”. Shqipëria ndodhet në vendin e tretë në Grupin G me 9 pikë, 2 më pak se kryesuesit e Republikës Çeke.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: