Humb jetën nga COVID-19 ish-drejtori i stadiumit ‘Qemal Stafa’

Humb jetën nga COVID-19 ish-drejtori i stadiumit ‘Qemal Stafa’

16:56, 12/11/2021

Një lajm i trishtë ka ardhur sot për futbollin shqiptar, i cili ka humbur një figurë të njohur në vite si drejtues.

Pas një beteje të gjatë me COVID-19, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Ylli Tare.

Image

Ai kishte qenë i infektuar prej më shumë se një muaji, por nuk ia doli dot të fitonte këtë betejë të vështirë, që i hoqi familjarëve e të afërmve, por edhe sportit në vendin tonë një person shumë të respektuar.

Tare ka qenë një ish-zyrtar i lartë në sportin shqiptar dhe është njohur për shumë vite, sidomos për rolin e tij si drejtor i Qendrës së Grumbullimit të Ekipeve Kombëtare, apo edhe si drejtori i Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco