Xavi i thotë ‘po’, Dani Alves është pranë kalimit te Barça

Xavi i thotë ‘po’, Dani Alves është pranë kalimit te Barça

15:21, 12/11/2021

Kur dukej se Dani Alves ishte larg rikthimit në Camp Nou, gjërat kanë marrë një rrjedhë tjetër. Sipas “Sport “, trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka rënë dakord për rikthimin e ish-bashkëlojtarin të tij, tani 38-vjeç. Ky i fundit është i lirë nga çdo kontratë që prej largimit nga Sao Paulo.

Dy burrat nuk janë takuar ende për të biseduar rreth projektit, por palët kanë arritur dhe tashmë kanë mbetur vetëm formalitete për t'u kryer.

Mediat katalanase madje kanë shkuar edhe më tej, duke pretenduar se Dani Alves mund të jetë në fushë në derbin e Barcelonës në javën e ardhshme ndaj Espanyol.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco