Ishte zëri i sportit italian, ndahet nga jeta gazetari i famshëm

Ishte zëri i sportit italian, ndahet nga jeta gazetari i famshëm

14:50, 12/11/2021

Bota e TV dhe sportit është në zi. Giampiero Galeazzi ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare. Ish-gazetari i RAI- prej vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetë mëngjesin e sotëm.

Komentatori historik i sportit, prezantuesi televiziv, gazetari dhe ish-kampioni i kanotazhit, Galeazzi ishte një fytyrë shumë e njohur e televizionit italian.

I njohur për karizmën dhe komentet e ndeshjeve në Serie A, Gianpiero ka drejtuar për vite me radhë emisionin “E Diela sportive” në Itali.

I lindur në 18 maj 1946 në Romë, gazetari u diplomua për ekonomi, ndërsa u bë i famshëm në një emision Reality në 1967, ku fitoi vendin e parë. Pjesë e Rai për vite me radhë, Galeazzi ka drejtuar edhe Sanremon krah Pippo Baudos në 2010 dhe 2012.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco