Foden në rolin e numrit 10 - Ja si pritet të rreshtohet Anglia ndaj Shqipërisë

Foden në rolin e numrit 10 - Ja si pritet të rreshtohet Anglia ndaj Shqipërisë

11:26, 12/11/2021

Anglia pret mbrëmjen e sotme Shqipërinë në Uembli, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në kualifikueset e Botërorit, Katar 2022.

‘Tre Luanët” vijnë me disa mungesa të rëndësishme në këtë sfidë dhe pritet që trajneri Southgate të eksperimentojë me formacionin

Tekniku anglez pritet të luaj me formacionin 4-2-1-3 kundër Shqipërisë, me Phil Foden që do të luaj si numër 10-sh, në vend të Mason Mount.

Por nuk do të ishte surprizë sikur Southgate të besonte edhe te 18-vjeçari i Dortmundit, Xhud Bellingam, për të shfrytëzuar aftësitë e tij dribluese në një mesfushë me Rajs dhe Hendersonin shkatërrues.

Kapiteni i Liverpulit pritet të zëvendësojë Declan Rice,i dëmtuar. Henderson do t’i lejonte Southgat që të vazhdonte t’i qëndronte besnik skemës 4-2-3-1.

Sot mund të debutojë edhe talenti i Arsenalit, Emil Smith Rowe. Do të vijë nga minuta e parë apo nga stoli kjo pritet për t’u parë. Southgate nuk është një trajner që s’i pëlqejnë surprizat, duke parë edhe formën e sulmuesit 21-vjeçar.

Anglia: Pickford; James, Stones, Maguire, Chilwell; Henderson, Rajs; Sterling, Grealish, Foden; Kane.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco