Sterling drejt largimit, Manchester City vendos çmimin për futbollistin

Sterling drejt largimit, Manchester City vendos çmimin për futbollistin

20:53, 11/11/2021

Raheem Sterling duket se nuk është i lumtur më në skuadrën e Manchester Cityt dhe thuhet se ka kërkuar largimin.

Sipas mediave angleze, klubi anglez është i hapur për shitjen e futbollistit të tyre, dhe tashmë i ka caktuar atij çmimin për skuadrat e interesuara për të.

‘Citizens’ po kërkojnë rreth 50 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet sulmuesin e tyre.

Skuadra më e interesuar për shërbimet e anglezit është Barcelona.

Por, gjiganti spanjoll nuk ka mundësi të shpenzojë para shkaku i krizës financiare, por dëshiron huazimin e tij në merkaton e dimrit.

Sterling dëshiron largimin nga City, ndërsa mbetet të shihet nëse klubi do të pranojë huazimin e tij te Barça.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco