Reja flet për sfidën me Anglinë: Kemi ardhur për të bërë një figurë të mirë

Reja flet për sfidën me Anglinë: Kemi ardhur për të bërë një figurë të mirë

19:33, 11/11/2021

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, në konferencën për shtyp prag sfidës me Anglinë u shpreh: “Të gjitha ndeshjet nisen për të fituar. Sigurisht Anglia është një skuadër me vlera të mëdha, nga pikëpamja individuale dhe kolektive.

Sa më përket mua, mendoj se duhet bërë një ndeshje perfekte. Ne kemi konsideratë, por kemi ardhur për të bërë një figurë të mirë, për të luajtur mirë dhe për të bërë rezultat, siç kemi bërë gjatë gjithë këtij edicioni.

Këtu mendova për Mançinin se Italia ka fituar këtu, ai ka hapur rrugën për ne meqë i sjell fat Italisë dhe italianëve. Ndoshta edhe fati do të kthehet nga ne. Unë e kisha parashikuar Anglinë fituese, por Italia e meritonte. Pas golit të parë u duk se Anglia do të bënte edhe 3-4 por pastaj u mbyll. Italia bëri mirë e meritoi të fitonte. Urojmë që nesër fati të jetë në anën tonë se ka gjithmonë një herë të parë”, u shpreh Reja.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco