Për herë të parë në histori Kombëtarja e Gjermanisë do të gjykohet nga një femër

Për herë të parë në histori Kombëtarja e Gjermanisë do të gjykohet nga një femër

18:26, 11/11/2021

Për herë të parë në historinë e kombëtares gjermane, skuadra do të drejtohet nga një femër.

Bëhet fjalë për arbitren kroate, Ivana Martinçiç, e cila është caktuar për të gjykuar sot Gjermaninë ndaj Lihtenshteinit në Wolfsburg.

36-vjeçarja do të debutojë për herë të parë në futbollin e meshkujve në Europë.

Martinçiç është një arbitre e FIFA-S që nga viti 2014 duke gjykuar ndeshje të rëndësishme në futbollin e femrave në Kroaci dhe në Europë.

Pasi Gjermania ka siguruar një biletë në Botërorin e ardhshëm, UEFA ka menduar se ajo do të ishte ideale për një ndeshje të tillë duke parë që presioni është shumë i ulët dhe objektivat e skuadrave janë minimale.

Ndihmësit e saj do të jenë Sanja Rodjak dhe Goran Pataki. Arbitër i katërt do të jetë Igor Pajac dhe në VAR, Duje Strukan, po nga Kroacia.

Një hap i rëndësishëm ky për Ivanën, e cila është edhe një nga kandidatet kryesore për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror për femra që do të zhvillohet në 2023-shin në Australi dhe Zelandën e Re.

Shefi i arbitrave në Kroaci, Bruno Mariç, e ka ndjekur 36- vjeçaren hap pas hapi duke arritur që në fund, ajo të ketë mundësinë për të arbitruar në nivele të tilla. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco