Angli-Shqipëri, UEFA merr vendimin e papritur

Angli-Shqipëri, UEFA merr vendimin e papritur

16:45, 11/11/2021

Një lajm i fundit vjen nga Kombëtarja shqiptare ku UEFA ka ndryshuar emrin e gjyqtarit kryesor që do të vendosë drejtësi në sfidën me Anglinë mbrëmjen e nesërme.

Takimi i ishte besuar gjermani Felix Zwayer, por në faqen e UEFA-s në vendin e tij është gjyqtari francez Rudi Bukke. Interesant është fakti se ky i fundit ka qenë gjyqtar i katërt në sfidën Poloni-Shqipëri, dhe mbrëmjen e nesërme pritet të jetë arbitër kryesor.

Nuk dihet ende nëse ky është një problem në faqen e UEFA-s, apo ndonjë ngatërresë nga vetë faqja.

Ndërkohë, emrat e gjyqtarëve të tjerë nuk kanë ndryshuar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco