Interi e mban në stol, dy gjigantët spanjollë interesohen për Alexis Sanchez

Interi e mban në stol, dy gjigantët spanjollë interesohen për Alexis Sanchez

16:44, 11/11/2021

E ardhmja e Alexis Sanchez me Interin vazhdon të jetë në pikëpyetje.

Sulmuesi mund të largohet nga Interi gjatë merkatos së janarit.

32-vjeçari nuk po aktivizohet rregullisht nga trajneri Simone Inzaghi, i cili e zbritur në fushë kilianin vetëm 7 herë, ku ai nuk ka arritur të realizojë asnjë gol.

Pavarësisht kësaj situate, për Sanchez interesohen ekipe si Atletico Madrid.

Diego Simeone është në kërkim të një futbollisti me eksperiencë.

Sulmuesi latin pëlqehet dhe nga Barcelona e Xavit. Trajneri i ri u ka kërkuar drejtuesve të përfshijnë në listën e merkatos pikërisht Sanchez.

Në rast se arrihet marrëveshja do të ishte një rikthim në “Camp Nou”, pasi ka qenë pjesë e katalanasve nga 2011-2014.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco