Harry Kane nuk e nënvlerëson Shqipërinë: Do jetë ndeshje e vështirë, vijnë me energji dhe pasion

Harry Kane nuk e nënvlerëson Shqipërinë: Do jetë ndeshje e vështirë, vijnë me energji dhe pasion

16:25, 11/11/2021

Mbrëmjen e nesërme, Shqipëria do të përballet me Anglinë në sfidën eliminatore të Botërorit.

Në konferencën për shtyp të “Tre Luanëve” së bashku me trajnerin Gareth Southgate u shfaq dhe sulmuesi Harry Kane, që nuk i kurseu fjalët e mira për kuqezinjtë, duke u fokusuar te cilësia në mbrojtjen tonë.

“Mendoj se është një ndeshje që duhet ta fitojmë. Duhet 4 pikë të kualifikohemi, dhe një fitore nesër do të na afronte më shumë te kualifikimi. Do të jetë ndeshje e vështirë, Shqipëria ka ende shanse për t’u kualifikuar, dhe e dimë që do të vijnë me energji dhe pasion.

Duhet të sigurohemi që të bëjmë lojën tonë, kemi shumë cilësi për të fituar ndeshjen, dhe një fitore do të na çonte më të qetë në sfidën me San Marinon, por e dimë që do të jetë e vështirë dhe jemi gati për sfidën.

Mbrojtja e Shqipërisë: E dimë që kanë strukturë të mirë dhe mbrojtje mjaft të mirë. Nga pika ime e shikimit dimë si t’ia dalim, do të jetë e vështirë, një betejë e vështirë ndaj mbrojtësve cilësorë, por besojmë të aftësitë tona, te grupi ynë dhe do të shkojmë për të fituar ndeshjen, duke shpresuar të shënojmë gola”, u shpreh Harry Kane.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco