Thiago Silva zbulon se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes së Milanit: Ibra e futi Gattuson në...

Thiago Silva zbulon se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes së Milanit: Ibra e futi Gattuson në...

15:17, 11/11/2021

Mbrojtësi brazilian, Thiago Silva ka zbuluar se Zlatan Ibrahimovic njëherë e futi Gennaro Gattuson në një kosh plehrash, kur ishin pjesë e Milanit.

Në sezonin 2010/11, të tre lojtarët luanin për gjigantin e Serie A, me ish-mesfushorin e Italisë që u largua për tek FC Sion dymbëdhjetë muaj më vonë.

Në atë kohë, pak lojtarë merrnin guximin të sfidonin zemërimin e Gattusos, por çuditërisht, Ibrahimovic nuk u frikësua aspak nga bashkëlojtari i tij veteran.

Futbollisti aktual i Chelseat, Silva, i cili gjithashtu luajti së bashku me sulmuesin suedez te PSG, tregoi se si sulmuesi suedez u hakmor njëherë  ndaj shokut të tij, pas një sërë përplasjesh në fushën e stërvitjes.

“Protagonisti i kësaj historie është Zlatan Ibrahimovic”, ka zbuluar fillimisht Silva për faqen Football Italia.

“Një ditë, gjatë një seance stërvitore, Gattuso kaloi gjithë mëngjesin duke ngacmuar Zlatanin. Ai po e provokonte  vazhdimisht, ndërsa Zlatan e mori shtruar pa thënë asgjë. Në fakt hakmarrja e tij do të vinte më pas”.

“Pas stërvitjes, Gattuso dhe Zlatan u takuan përsëri në dhomën e zhveshjes. Në një moment, Ibra e ngriti lartë Rinon dhe e hodhi në kosh të plehrave!”.

 “Ishte çmenduri, të gjithë filluam të qeshnim duke menduar për fytyrën e Gattusos. Të betohem, nuk mund të ndaloja së qeshuri për një javë”, përfundoi braziliani.

Ibrahimovic është rikthyer sërish tek Milan, duke marrë rolin e liderit në skuadrën kuqezi. Sulmuesi 40 vjeçar ka zhvilluar paraqitje të nivelit të lartë me klubin italian – pavarësisht se është në fund të karrierës së tij si lojtar.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Manchester United ka shënuar 28 gola në 43 ndeshje që nga kthimi në San Siro vitin e kaluar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco