‘Katar 2022’/ Këto janë dhjetë 10 sfidat interesante që do të luhen ditën e sotme

‘Katar 2022’/ Këto janë dhjetë 10 sfidat interesante që do të luhen ditën e sotme

14:48, 11/11/2021

Do të luhen sonte 10 ndeshje në kuadër të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”.

Sfidat e ditës së sotme janë të ndara në dy fasha orare, në orën 18:00 dhe 20:45. Ndeshjet me interesante dhe dramatike janë ato në grupet B dhe H.

Gara për dy vendet e para në grupin B është shumë e fortë. Suedia kryeson me 15 pikë, dy më shumë se Spanja ndjekëse. Nëse kombëtarja nordike fiton sonte në Gjeorgji dhe djemtë e Luis Enrique nuk marrin tre pikët në Athinë, atëherë Suedia do të siguronte vendin e parë duke u kualifikuar në Botërorin Katar 2022.

Nga ana tjetër, Spanjës i mjafton një pikë në transfertën greke për të siguruar vendin e dytë që të dërgon në “play-off”. Gjithsesi, objektivi primar është vendi i parë, që do realizohet nëse Spanja (mbyll eliminatoret në shtëpi ndaj Suedisë, 14 nëntor, 20:45) fiton dy ndeshjet e mbetura.

Situatë dramatike në grupin H, aty ku Rusia (19 pikë) dhe Kroacia (17 pikë) do të garojnë mes tyre deri në çastet e fundit për kreun e grupit. Rusia pret Qipron. Fitorja, e kombinuar me humbjen ose barazimin e kroatëve në transfertën me Maltën, sjell kualifikimin e Rusisë që mbrëmjen e sotme.

Gjithsesi, dueli Kroaci-Rusi i datës 14 nëntor (15:00) do të përcaktojë edhe kombëtaren që do të shkojë në Katar 2022 pa pasur nevojën e “play-off”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco