La Liga po monitoron operacionin e Barçës për transferimin e Dani Alves

La Liga po monitoron operacionin e Barçës për transferimin e Dani Alves

14:25, 11/11/2021

Në orët e fundit, në mediat spanjolle u përfol për një rikthim të Dani Alves tek Barcelona në këtë merkaton dimërore.

Mbrojtësi brazilian e kishte shprehur me kohë dëshirë për t’iu bashkuar ish-klubit të tij, pas përfundimit të aventurës tek Sao Paolo. Gjithashtu edhe Barça kishte nisur të mendonte kohët e fundit për rikthimin e tij në Katalonjë.

Por Blaugranasit duhet të jenë pragmatikë për të finalizuar këtë operacion. Sipas që raporton UOL Esporte , La Liga po monitoron nga afër operacionin.

La Liga do të kërkojë llogari nga presidenti Joan Laporta mbi detajet financiare dhe kontraktuale të transaksionit. Një qasje që do të lejojë Javier Tebas dhe bashkëpunëtorët e tij të shohin nëse rikthimi i mundshëm i Alves tek Barcelona respekton lojën e ndershme financiare. Kujtojmë se borxhi i klubit katalanas ka shkuar në 1.2 miliardë euro. Prandaj La Liga po ndjek edhe veprimin më të vogël të drejtuesve të klubit blaugran.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco