Kush janë pesë futbollistë që psikologët ua kanë ndryshuar jetën dhe u kanë shpëtuar karrierën

Kush janë pesë futbollistë që psikologët ua kanë ndryshuar jetën dhe u kanë shpëtuar karrierën

13:14, 11/11/2021

Psikologët sportivë janë gjithnjë e më shumë një figurë e pashmangshme në jetën e një futbollisti dhe më poshtë po ju sjellim historitë e pesë lojtarëve, jeta e të cilëve ka ndryshuar.

Falë një game të gjerë temash të psikologjisë sportive, psikologët që punojnë në këtë fushë i kanë vërtet “duart plot”, nga këshillimi i sportistëve dhe trajnerëve deri te kërkimi i njohurive dhe ndërhyrjeve të reja në psikologjinë sportive.

Një numër i madh i top klubeve kanë psikologë sportivë dhe ndër të parët që kërkoi shërbimet e tyre në futboll ishte Arsene Ëenger, ndërkohë që ekipe të ndryshme sportive kohët e fundit kanë përdorur gjithnjë e më shumë shërbimet e psikologëve sportivë.

Edhe futbollistët profesionistë sot kanë shumë presion. Media dhe rrjete të ndryshme sociale i ndjekin në çdo hap, 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Dhe gjëra të tilla ndonjëherë nuk janë të lehta për t'u përballuar nga disa individë, pa udhëzime dhe biseda cilësore me psikologun dhe shpeshherë ato "humben".

 

1. Bojan Krkic

 

Një nga rastet më mbresëlënëse të ankthit në sportet profesioniste lidhet me Bojan Krkic. Bojan ishte një nga lojtarët më premtues në ekipin e të rinjve të Barcelonës dhe në moshën 17-vjeçare nisi të luante rregullisht për ekipin e parë. Nga ai kishte pritshmëri të mëdha sepse ishte një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave nga të rinjtë dhe nuk iu desh shumë kohë për t'u përshtatur me futbollin profesionist.

Megjithatë, atij iu desh të zgjidhte mes Serbisë dhe Spanjës dhe krahasimet e vazhdueshme me lojtarët më të mirë në botë dhe presioni i përditshëm ia prishën karrierën. Ai vendosi të mos merrte pjesë në Kampionatin Evropian për shkak të çrregullimit nga ankthi, edhe pse u përfol se vuante nga gastroenteriti dhe pas katër vitesh u largua nga Barcelona.

Falë mbështetjes së psikologëve, Bojan arriti të lërë pas problemet, të flasë qartë dhe me qetësi dhe të ndërtojë një karrierë të mirë futbollistike.

2. Sergi Canos

"Unë nuk besoja në ato gjëra, nuk besoja se kisha nevojë për një psikolog. Mendova se ishte një çmenduri. Por kuptova që këto gjëra janë të rëndësishme për të gjithë... Ne duhet ta stërvisiim mendjen, jo vetëm trupin. ”, tha Sergio Canos në dokumentarin DAZN në të cilin rrëfeu problemet që duhej të kapërcente.

Lojtari i Brentfordit dhe ish-djaloshi i Barcelonës, kaloi një periudhë të vështirë kur mungoi për disa muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe kishte nevojë për ndihmën e një psikologu për të qëndruar i shëndetshëm mendërisht.

"Psikologu më ndihmoi shumë. Ai më dha forcë shtesë, më hapi këndvështrime të tjera dhe më tregoi se si t'i përballoja problemet e mia. Dhe falë tij, jam ky që jam sot."

3. Gianluigi Buffon

Buffon ka një karrierë të shkëlqyer, por ajo që nuk dihet prej kohësh është se në vitin 2004 pati probleme serioze me depresionin dhe aritminë, që mund t’i kishin prishur karrierën.

Portieri italian pranoi se në atë kohë, teksa luante për Juventusin, një ditë nuk mundi të dilte në fushë. Ai i tha trajnerit të portierëve se nuk mund të luante. Kishte aritmi dhe e gjithë bota e tij u shemb. Falë ndihmës së psikologëve, Buffon mundi të linte pas problemet dhe të bëhej një nga portierët më të mirë të të gjitha kohërave. Këtë e dëshmojnë në vitin 2006 dhe titujt e panumërt në Itali.

4. Andres Iniesta

Futbollisti që i solli Spanjës Botërorin e parë në histori, ishte “i bllokuar” nga depresion vetëm një muaj e gjysmë para fillimit të turneut në Afrikën e Jugut. Iniesta po përjetonte disa momente të këqija, teksa e detyroi veten të luante në finalen e Ligës së Kampionëve në Romë në 2009, në të cilën Barcelona mundi Manchester United 2-0.

“Kam luftuar shumë për të luajtur në finalen e Ligës së Kampionëve në Romë, pavarësisht se u dëmtova, sepse kisha një shije të hidhur nga finalja e fundit,"tha Iniesta, i cili gjithashtu iu desh të përballej me vdekjen e Dani Jarque, mikut të tij.

Kur i tha lamtumirë Barcelonës, Iniesta thotë se atë ditë ishin tre persona me të: Inma, psikologu i tij dhe Bruguera dhe Navarro, dy psikiatër.

“Pa ata nuk e kaloja dot, një ditë isha në shtëpi me prindërit dhe gruan time, e cila në atë kohë ishte e dashura ime dhe u thashë se kisha nevojë për dikë sepse nuk e di ku jam”, tha Iniesta.

5. Adriano

“Perandori” humbi para kohe shkëlqimin e tij dhe ne kujtojmë me trishtim disa nga sezonet e tij të mira. Sulmuesi brazilian, ka pranuar disa herë se ka vuajtur nga depresioni i rëndë teksa ishte tek Inter, pjesërisht i shkaktuar nga varësia ndaj alkoolit.

"Kam pasur një problem serioz në Itali. Kam pirë gjithçka. Isha mbipeshë tek Inter, isha i shëndoshë dhe me vetëbesim të ulët. Ishte një fazë ku gjithçka u bashkua, nga vdekja e babait në një depresion të thellë", tha sulmuesi , i cili mori ndihmën e psikologut për t'u trajtuar.

Pas kësaj, Adriano nuk ishte kurrë njësoj si tek Inter, por ai pati një karrierë solide dhe arriti të lërë pas periudhën më të keqe të jetës së tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco