Rummenigge: Interi bëri blerje të zgjuara, po japin rezultate

Rummenigge: Interi bëri blerje të zgjuara, po japin rezultate

12:06, 11/11/2021

Ish-sulmuesi i Interit, Karl-Heinz Rummenigge beson se zikaltërit po bëjnë mirë pavarësisht largimit të Antonio Conte-s.

Ish-sulmuesi i Interit dhe lojtari legjendar i Bayernit ka komentuar gjithashtu garën për titull në Serie-A në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”.

“Interi mund të kishte fituar derbin kundër Milanit, por sezoni është i gjatë. Është interesante të theksohet se skuadra po bën mirë edhe pas largimit të Antonio Conte-s”, tha 66-vjeçari.

Kujtojmë se trajneri aktual i Tottenham, Conte u largua nga kampionët e Serisë A verën e kaluar pasi fitoi titullin në Itali. Ishte Scudetto e parë pas 11 vitesh për zikaltërit.

"Simone Inzaghi është një trajner i mirë dhe unë e vura re menjëherë. Bayerni luajti kundër Lazios së tij më parë, por edhe pse ne fitonim gjithmonë, puna e ti vihej re. Edhe pse disa lojtarë të rëndësishëm u larguan gjatë verës, Interi bëri lëvizje të zgjuara me lojtarët e afruar dhe zgjodhi trajnerin e duhur. Është e rëndësishme që klubet nga Milano të jenë sërish protagonistë”, tha Rummenigge.

Legjenda zbuloi edhe një anekdotë gjatë një vizite në klubin torinez.

Një herë vizitova kampin stërvitor të Juventusit dhe më lanë përshtypje muskujt e Ronaldos. Ka trupin e një djaloshi 22-vjeçar. Ai po përgatiste gjeste për të festuar golin dhe ne nisëm të qeshnim. Unë i thashë: 'Çfarë po bën? Dhe ai tha: "Si do të festoj kur të shënoj golin e radhës?".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco