Prezantohet Shevchenko: Genoa klubi i rëndësishëm, do të jap gjithçka

Prezantohet Shevchenko: Genoa klubi i rëndësishëm, do të jap gjithçka

11:23, 11/11/2021

Pas pesë viteve te kombëtarja e Ukrainës vendosi të largohej dhe pak ditë më parë Andry Shevchenko morri drejtimin e Genoas. Shumë i lumtur për skuadrën e re, ukrainasi dje është prezantuar në konferencë për shtyp. Lidhur me ambiciet në aventurën e parë si trajner në Serinë A, 45-vjeçari deklaroi:

“Ky është një moment shumë i rëndësishëm në karrierën time si trajner. Genoa është një klub i rëndësishëm, ky është një projekt që më intereson dhe objektivi është mbijetesa në Serinë A. Për mua është një nder i madh pasi do të drejtoj klubin më të vjetër në Itali dhe kjo do të thotë diçka.

Shpresoj të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Do jap gjithçka për të arritur rezultatet. Skuadra duhet të përforcohet në merkaton e janarit. Duke folur me lojtarët, ndjeva se edhe ata donin të përmirësonin situatën. Mendoj se kjo skuadër ka disa karakteristika, ndoshta të përshtatshme për formacionin 3-5-2 ose 4-3-3”.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco