Tërbohen në Paris, Lionel Messi është stërvitur dhe do të luajë kundër Uruguait

Tërbohen në Paris, Lionel Messi është stërvitur dhe do të luajë kundër Uruguait

10:16, 11/11/2021

Ashtu siç pritej, Lionel Messi do të luaj në dy takimet e Argjentinës në kualifikueset e Botërorit, duke filluar me atë kundër Uruguait, natën e së premtes në të shtunën (00:00). Lojtari i Paris Saint-Germain ka marrë pjesë në stërvitjen e albicelestëve, raporton Ole .

Messi nuk ka asnjë shqetësim në gjurin e majtë dhe pritet ta nisë ndeshjen si titullarë. Aktualisht e dyta në grupin e saj me 25 pikë, Argjentina do të përballet me Brazilin (1, 31 pikë) të mërkurën (12:30). Mbetet për t'u parë se si do ta presë PSG-ja këtë lajm, pasi prej ditësh e ka kundërshtuar grumbullimin e tij me Argjentinën.

Drejtori i Parisit, Leonardo, e ka shprehur hapur mosaprovimin e tij, duke thumbuar sulmuesin e Argjentinës.

“Nuk jemi dakord që këto gjëra të ndodhin me lojtarë të dëmtuar. Mesi më shumë po luan me Argjentinën se me PSG-në”, ka thënë ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco